![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2024/02/e-sqarojne-nga-presidenca-osmani-smerr-pjese-ne-samitin-e-sotem-ne-tirane-ja-kush-eshte-ftuar-aty_65e04b38d58d1.png?resize=850%2C474&ssl=1)
Këshilltari për media i presidentes Vjosa Osmani, Bekim Kupina ka sqaruar se nuk është paraparë pjesëmarrja e shefes së shtetit në Samitin BE – Ballkani Perëndimor, që mbahet sot në Tiranë.
Kupina ka treguar se Presidentja ishte e ftuar vetëm për Samitin Ukrainë – Europa Juglindore, që u mbajt dje.
“Presidentja Osmani ka qenë e ftuar vetëm për Samitin Ukrainë- Evropa Juglindore të datës 28 shkurt. Nuk ka qenë e paraparë pjesëmarrja e saj në takimin e kryeministrave më 29 shkurt për planin e rritjes. Aty janë të ftuara qeveritë”, tha Kupina.
Disa media në Shqipëria raportuan se presidentja Vjosa Osmani do të merrte pjesë në samitin e sotëm BE – Ballkani Perëndimor.