Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

E trishtë/ Humb jetën në aksident modelja 22 vjeçare

Një modele 22 vjeçare, influencere në rrjetin TikTok raportohet se është gjetur e vdekur në makinën e saj që kishte rënë në një kanal në Meksikë. Michelle Lizarraga që humbi jetën nga ky aksident, sapo kishte shpërndarë imazhe të festës me miqtë në një klub.

Michelle u gjet e pajetë nga shërbimet e emergjencës kur nxorrën makinën e saj nga uji në rajonin e Sinaloa. Pak pasi kishte dalë nga bari, modelja dyshohe se nga shpejtësia është përplasur me makinën e saj dhe është përmbysur në kanal.

Makina ishte mbushur shpejt me ujë duke çuar dhe në mbytjen e 22-vjeçares. Trupi i saj besohet se është identifikuar nga miqtë prej tatuazheve.

Modelja kishte rreth 14,000 ndjekës në rrjetin TikTok, ku jepte këshilla stili e bukurie për vajzat, si dhe tregonte për historitë e saj personale.