Familja e Haki Imerit i ka dalë në mbrojtje deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, pasi ai u përball me kritika dhe linçim publik për deklaratën e tij në Kuvend, ku tha se edhe Hashim Thaçin “do ta përcjellë i njëjti fat” si Naim Murseli.
Reagimi i familjes vjen pikërisht pas kësaj deklarate të Gecit, e cila nxiti reagime të ashpra nga përfaqësues politikë dhe opinion publik, përcjell “Bota sot”.
Në reagimin e saj, familja e Haki Imerit e konsideron të padrejtë sulmin ndaj Gecit, duke theksuar se ai ka ushtruar një të drejtë themelore – lirinë e shprehjes. Ata e lidhin linçimin e tij me një klimë të vjetër presioni dhe padrejtësish në skenën politike, duke rikujtuar edhe pasojat që, sipas tyre, kanë përjetuar ndër vite familjarët e tyre.
Sipas tyre, sulmet ndaj Gecit janë përpjekje për të heshtur zërat që kërkojnë drejtësi dhe zbardhjen e rasteve të vrasjeve politike në Kosovë.
Shkrimi i plotë
-Pse linçohet deputeti Fatos Geci.
-Fantazma e komunikatës 59 ende bredh në Parlamentin e Kosovës.
-Ajo nuk është zhdukur.
-Ajo jeton në kujtesë, në frikë dhe në padrejtësi të pashëruara.
-Deputeti Fatos Geci është rritur nën hijen e kësaj fantazme.
– Familja e tij është përndjekur vazhdimisht.
– Pasojat kanë qenë tragjike: jetë të humbura, plagë të rënda, dhimbje që nuk shuhet.
-Edhe axhallaret i tij kane mbetur te plagosur rëndë nga atentate që lidhen me këtë histori të errët.
-Sot, kur ai shpreh një mendim, ai linçohet.
– Por mendimi nuk është aktgjykim. Nuk është vendim gjykate. -Është e drejtë themelore.
-Me nje liri te te shprehurit per drejtesi siç u shpreh deputeti Fatos Geci nuk cenohet kushtetuta e Kosoves .
-Ndërkohë, për krimet politike rëndojnë dyshime serioze ndaj Hashim Thaçit dhe rrethit të tij.
-Janë përmendur emra të shumtë të vrarësh: Behadin Hallaci, Shaban Shala, Ismet Jashari, Ahmet Krasniqi, Tahir Zemaj, Komandant Drini, Haki Imeri dhe të tjerë.
-Këto nuk janë akuza të lehta. Janë plagë të hapura të shoqërisë sonë.
-Pse sulmohet fjala, por heshtet për krimin?
-Pse nuk kërkohet zbardhja e vrasjeve politike nga ato/por kerkojnte te heshtin se cilin ze qe kerkon drejtesi ?
-Vlora Çitaku dhe figura të tjera të PDK-së nuk kanë kërkuar kurrë ndriçimin e këtyre rasteve.
– Në vend të kësaj, shpesh janë sulmuar ata që kërkojnë të vërtetën. -Kjo heshtje flet shumë.
-Kjo tregon se fantazma e komunikatës 59 nuk është thjesht histori. -Ajo vazhdon të ndikojë politikën dhe drejtësinë.
-Kosova ka nevojë për të vërtetën.
– Ka nevojë për drejtësi. Vrasjet politike duhet të ndriçohen, pa përjashtim.
– Nëse gjykatat ndërkombëtare nuk arrijnë t’i zbardhin të gjitha, atëherë institucionet tona duhet ta bëjnë këtë.
-Por kjo nuk mund të ndodhë pa pastrim moral dhe politik.
-Parlamenti duhet të çlirohet nga ata që dyshohen për përfshirje në krime ndaj kundërshtarëve politikë.
-E vërteta nuk mund të mbytet me zhurmë.
-Nuk mund të fshihet me linçime.
-Ne presim verdiktin e Dhomave e Specializuara të Kosovës.
-Dhe atë vendim do ta respektojmë. Por drejtësia nuk përfundon aty.
-E vërteta do të dalë. Vrasjet do të ndriçohen. Kjo është e pashmangshme.
