Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Edhe e pranuat Asociacionin edhe na prishët me amerikanët” – Kërquki gozhdon Mujën e VV’së

Deputeti i VV-së Armend Muja është duke diskutuar në Pressing në T7 për Draft-Statutin e Asociacionit.
Ai u pyet nga autori i emisionit Leonard Kërquki se se si është e mundur që VV edhe e pranoi Asociacionin edhe e futi vendin në probleme me ndërkombëtarët.

“E vërtetë është që edhe e keni pranu Asociacionin edhe na keni futë në probleme me ndërkombëtarët kemi masa për këtë punë. Edhe e keni pranu Asociacionin edhe keni heq dorë nga kërkesa për njohje, edhe masat janë në fuqi”, tha Kërquki.

Më pas deputeti Muja tha: “Tek marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit, ekzistojnë pika 1,2,3,4, që në fakt flitet për avancimin e pozicionit të Kosovës në anëtarësimin në organizata evropiane dhe ndërkombëtare”.

Më pas deputeti tha se me Qeverinë Kurti është kthyer normaliteti në veri.

“Sidomos pas Banjskës ka njëfarë normaliteti dhe sigurie. Do të ketë sfida, por duhet të jemi vigjilent. Por më gëzon fgakti që shteti i Kosovës funksionon atje”, u shpreh Muja.

“E kemi marrë një pjesë të territorit që ka qenë jashtë kontrollit të shtetit tonë”, tha ai.