Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Efi në gjendje jo të mirë shëndetësore, shtrohet në spital

Efi është shfaqur nga spitali në postimin e fundit në InstaStory. Ish-banorja e Big Brother VIP ka njoftuar largimin nga rrjetet sociale pasi do të operohet për apandesit.

“Meqenëse do t’ju mungoj pak ditë më falni, por më zuri pak apandesiti”, shkruan ajo.

Kujtojmë që Efi ka refuzuar edhe të marrë pjesë në filmin “Në Kuadër të Dashurisë”. E ftuar në “Shqipëria Live”, ajo tha se e refuzoi ftesën për shkak të rolit shumë të vogël.