Lajme

Maqedonci pas testimit të mortajave 120 milimetra: FSK-ja po bëhet gjithnjë e më e fuqishme

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka realizuar me sukses qitje me municion luftarak nga mortajat 120 milimetra, të integruara në automjetet e blinduara Vuran, në poligonin e Bizës në Shqipëri.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, përmes një postimi në Facebook, duke theksuar se këto kapacitete të reja po kontribuojnë në fuqizimin dhe modernizimin e FSK-së.

Sipas Maqedoncit, automjetet e blinduara Vuran janë të pajisura me sistemin e mortajës Alkar 120 mm, i cili ka mekanizëm automatik të drejtimit dhe mbushjes, si dhe sistem të kontrollit të zjarrit.

Postimi i tij i plotë:

Forca e Sigurisë së Kosovës ka realizuar me sukses qitje me municion luftarak me mortaja 120 mm, të integruara në automjetet e blinduara Vuran, në poligonin e Bizës, në Republikën e Shqipërisë.

Automjetet e blinduara Vuran janë të pajisura me sistemin e mortajës Alkar 120 mm, i cili ka mekanizëm automatik të drejtimit dhe mbushjes, si dhe sistem të kontrollit të zjarrit.

Një pjesë e këtyre automjeteve janë siguruar si donacion nga Republika e Turqisë, ndërsa pjesa tjetër janë blerë me buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Modernizimi i armatimit dhe pajisjeve ushtarake, krahas përgatitjes profesionale të pjesëtarëve tanë, po e bën FSK-në gjithnjë e më të fuqishme dhe më të përgatitur për përmbushjen e misionit të saj.

Të Ngjashme