Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në Sferkë të Pejës, është duke u djegur për herë të dytë deponia regjionale e mbeturinave, ku edhe ka ndarë pamje.
Bajrami, ka shtuar se banorët e Sferkës, Llutogllavës, Trestenikut, Ruhotit, Nabërgjanit dhe fshatrave përreth po ngulfaten nga tymi, i cili po përhapet edhe më larg.
‘‘Banorët e Pejës janë qytetarë të këtij shteti. Edhe ata votojnë, edhe ata paguajnë taksa. Nuk janë qytetarë të dorës së dytë që shteti me i neglizhu kur kanë nevojë më së shumti. Ku është Qeveria? Ku është Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave? Ku është Inspektorati Mjedisor?’’, ka shkruar mes tjerash Bajrami.
Postimi i plotë:
PËR HERË TË DYTË PO DIGJET DEPONIA NË SFERKË TË PEJËS – KU ËSHTË SHTETI?!
Ka disa ditë që deponia regjionale e mbeturinave në Sferkë të Pejës po digjet. Banorët e Sferkës, Llutogllavës, Trestenikut, Ruhotit, Nabërgjanit dhe fshatrave përreth po ngulfaten nga tymi, i cili po përhapet edhe më larg.
Njerëzit po detyrohen t’i mbajnë dyert e dritaret mbyllur. Janë tepër të shqetësuar për shëndetin e tyre dhe të fëmijëve të tyre.
Kjo është deponi regjionale, jo vetëm e Pejës. Komuna e Pejës nuk mundet me e përballu e vetme këtë gjendje.
Banorët e Pejës janë qytetarë të këtij shteti. Edhe ata votojnë, edhe ata paguajnë taksa. Nuk janë qytetarë të dorës së dytë që shteti me i neglizhu kur kanë nevojë më së shumti.
Ku është Qeveria?
Ku është Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave?
Ku është Inspektorati Mjedisor?
Pse nuk po mobilizohen të gjitha kapacitetet e shtetit.
I bëj thirrje Qeverisë që menjëherë ta angazhojë FSK-në, Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave dhe çdo institucion tjetër që mund të ndihmojë në shuarjen e zjarrit.
KJO DEPONI DUHET TË MBYLLET.
Inspektorati Mjedisor duhet të dalë menjëherë në terren, ta konstatojë shkallën e ndotjës dhe të marrë masa urgjente për ndalimin e funksionimit të deponisë, pasiqë aty nuk plotësohen asnjë nga kushtet ligjore për mbrojtjen e mjedisit.
