Lajme

Kurti njofton për avancimin e projekteve të banimit të përballueshëm dhe social në disa komuna

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se projektet për ndërtimin e banimit të përballueshëm dhe social në disa komuna të Kosovës janë në faza të ndryshme të realizimit.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti ka bërë të ditur se në Pejë projekti po shkon drejt fazës së përfundimit, ndërsa punimet po përparojnë edhe në Istog, Podujevë dhe Gjilan.

Sipas tij, për projektin në Kamenicë është duke u zhvilluar procedura e prokurimit për lidhjen e kontratës, kurse në Shtime dhe Obiliq ndodhet në fazën e hartimit të projekteve.

Kurti ka theksuar se qeveria do të vazhdojë të mbështesë familjet, çiftet e reja dhe qytetarët që kanë nevojë për banim.

“Ashtu siç jemi zotuar, qeveria jonë do të jetë gjithmonë pranë familjeve, çifteve të reja dhe atyre në nevojë”, ka shkruar ai.

Të Ngjashme