Tensionet kanë vijuar edhe gjatë protestës së sotme kundër qeverisë në Tiranë, ku policia ka ndërhyrë për të shoqëruar disa prej pjesëmarrësve.
Sipas pamjeve dhe raportimeve nga protesta, efektivët kanë përdorur forcën gjatë ndërhyrjes, duke hyrë edhe në lokale dhe ambiente të frekuentuara pranë Kullave Binjake, ku kanë shoqëruar disa persona.
Gjatë shoqërimeve, qytetarë të pranishëm kanë kundërshtuar veprimet e policisë, duke dëgjuar thirrje si “Lëreni çunin” dhe “Maskarenj”.
Ndërkohë, protestuesit janë larguar nga zona përpara Kryeministrisë dhe kanë vijuar marshimin në rrugët e kryeqytetit. Situata është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit.
