Ads: Abonohu në Digitalb OTT 

Lajme

Ekspertët tregojnë rrugët alternative për bashkatdhetarët që vijnë në Kosovë

 
   

Ministria e Punëve të Jashtme vazhdimisht u ka bërë apel bashkatdhetarëve që të mos i zgjedhin rrugët përmes Serbisë për të ardhur në vendlindje, për shkak të tensioneve javëve të fundit mes Kosovës dhe Serbisë.

Profesori i Gjeografisë, Fitim Humolli, shpjegon se mërgimtarët mund të shfrytëzojnë disa pika të tjera, pavarësisht se rruga nëpërmjet tyre është më e gjatë për disa orë më shumë.

Ndërsa, eksperti i komunikacionit, Nol Deda, thotë se Qeveria e Kosovës duhet t’i informojë shoferët më në detaje për rrezikun e kalimit nëpër pikat kufitare me Serbinë.

Ndryshe, vetëm gjatë muajve qershor, korrik, gusht të vitit 2021, sipas policisë, përmes pikave kufitare me Serbinë, kanë hyrë 1.007.997 persona, ndërsa kanë dalë 886.037.

Shifra pak a shumë të njëjta ishin edhe në vitin 2022, kur vetëm brenda 3 muajve të verës, 1.028.408 bashkatdhetarë kishin hyrë nëpërmes pikave kufitare me Serbinë, ndërsa kishin dalë 897.899. 

 
 
 
 
 

Related posts
Lajme

Hajrizi për dështimet në PISA: Nuk ka pasur përgatitje të duhur për këtë test

Lajme

Gërvalla me rrëfim pak më ndryshe – kujton babanë e saj Jusufin: Dhjetori për mua ka shije të keqe

Lajme

Publikohet fotografia e fundit e Liridona Ademajt disa orë para vrasjes

Lajme

Babai i Naim Murselit mohon që djali i tij të jetë biseksual