![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/06/escobar-e-lajcak-ne-shba-per-rifillimin-e-dialogut-kosove-serbi_6490a47d691f3.jpeg?resize=850%2C567&ssl=1)
Nesër në orën 15:00 sipas kohës sonë, drejtpërdrejt nga Uashingtoni emisari amerikan, Gabriel Escobar dhe ai evropian, Miroslav Lajçak, do të mbajnë diskutim publik lidhur me rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi.
Ky diskutim mbahet në kohën kur dialogu është një prej tri kërkesave të tyre kryesore për të dyja palët.
Në njoftimin që e ka lëshuar Këshilli Atlantik thuhet se progresi i fundit në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës përmes dialogut Beograd-Prishtinë të lehtësuar nga BE-ja kërcënohet nga përshkallëzimi i tensioneve në veri të Kosovës.
Ky diskutim do të ofrojë njohuri se si SHBA dhe BE synojnë të ndihmojnë në zbutjen e tensioneve dhe të gjejnë zgjidhje të mundshme që Serbia dhe Kosova të krijojnë marrëdhënie më të qëndrueshme.