Protesta e paralajmëruar për sot në orën 11:30 nga studentët e Universitetit të Prishtinës nuk do të mbahet te Rektorati.
Lajmi është bërë i ditur nga Parlamenti Studentor, përmes një njoftimi, ku thuhet se vendimi për anulimin e protestës vjen pas një takimi që do të zhvillohet sot me Këshillin Drejtues të Universitetit të Prishtinës.
Sipas njoftimit, në këtë takim do të diskutohen kërkesat e studentëve dhe thirrja e tyre për reflektim institucional.
Parlamenti Studentor ka shprehur pritjen që takimi të rezultojë me adresimin e kërkesave të studentëve dhe ndërmarrjen e hapave konkretë drejt zgjidhjes së tyre.
Po ashtu, është bërë e ditur se studentët do të njoftohen për zhvillimet e mëtejshme pas takimit.
