I vrarë ka mbetur Selami Hasani, ndërsa një tjetër person është plagosur.
Një i vrarë dhe një i plagosur rëndë është bilanci i ngjarjes së rëndë sot në Fier, bën me dije korrespondenti i Top Channel Neritan Trifoni.
Hasani ishte i dënuar me 25 vite burg për vrasje, dhe është liruar një javë më parë nga qelia. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorit ose autorëve.
