Ads: Abonohu në Digitalb OTT 

Lajme

Eurodeputeti: Provokimet e Beogradit nuk kanë asnjë efekt te vendimi për heqjen e vizave me Kosovën

 
   

Një intervistë e eurodeputetit holandez, Thijs Reuten është bërë virale në median sociale.

Eurodeputeti foli për rrjetin Al Jazeera për tensionet në veri dhe lidhjen e mundshme me vendimin për heqjen e vizave ndaj Kosovës.

Ai tha se provokimet e Beogradit nuk kanë asnjë lidhje me këtë vendim.

“Nuk shoh asnjë arsye pse provokimet e fundit, incidentet e fundit në veri të Kosovës, të nxitura nga Beogradi, duhet të kenë efekt në lëvizjen e lirë pa viza. Kjo nuk ka asnjë lidhje me këtë, Kosova është një vend individual, ishte gati, përmbushi kushtet dhe tani e meriton të ketë lëvizje të lirë pa viza,” tha Reuten.

Si raportues special për liberalizimin e vizave me Kosovën, ai tha se nga 1 janari i vitit që vjen, kosovarët do të lëvizin pa viza.

Sipas tij, provokimet e dhunshme në veri të Kosovës janë pasojë e politikave të lidershipit serb. Ai tha se presidenti Aleksandër Vuçiç është një autokrat që po destabilizon Ballkanin Perëndimor.

Eurodeputeti u bëri thirrje sërish pesë vendeve të BE që nuk kanë njohur Kosovën, që të rishqyrtojnë vendimin e tyre.

 
 
 
 
 

Related posts
Lajme

Bajqinovci: Pa u dënuar e sanksionuar Serbia, nuk shoh të ardhme në dialog

Lajme

Pasi dështuan ta mbyllin, Albin Kurti e Rozeta Hajdari shkojnë në ambientet e Klan-it

Lajme

Berisha: Edi Rama dhe urdhër që për Kosovën të mos diskutohet në Kuvend

Lajme

Sulmi në Banjskë, Haradinaj”: Terroristët kishin këtë plan