Ads: Abonohu në Digitalb OTT 

Lajme

Europol: Çmontohet rrjeti shqiptar i trafikut të drogës, 35 të arrestuar

Një rrjet shqiptar i trafikut të drogës që shtrinte aktivitetet e tij të paligjshme në Gjermani, Itali dhe Holandë raportohet se është çmontuar nga forcat policore evropiane.

Reuters raporton se Europol në bashkëpunim me policinë në të tre vendet, arrestoi 35 persona dhe sekuestroi më shumë se 1 milion euro.

“Rrjeti kriminal dyshohet se është përgjegjës për shpërndarje të gjerë të kokainës dhe kanabisit nga Amerika e Jugut në Evropë dhe shpërndarjen e tij të mëtejshme në të gjithë Bashkimin Evropian. Ata njihen edhe për përdorimin e dhunës, duke përfshirë episodet e torturës dhe rrëmbimit me qëllim zhvatjeje”, thuhet në njoftim.



Related posts
Lajme

Pasi dështuan ta mbyllin, Albin Kurti e Rozeta Hajdari shkojnë në ambientet e Klan-it

Lajme

Berisha: Edi Rama dhe urdhër që për Kosovën të mos diskutohet në Kuvend

Lajme

Sulmi në Banjskë, Haradinaj”: Terroristët kishin këtë plan

Lajme

Shtëpia e Bardhë: Serbia ka filluar të tërheqë forcat nga kufiri me Kosovën