Lajme

Evropianët e shohin tërheqjen e trupave nga Gjermania si thirrje për të marrë në dorë sigurinë e tyre

Udhëheqësit evropianë thanë të hënën se vendimi i menjëhershëm i presidentit amerikan, Donald Trump për të tërhequr mijëra trupa amerikane nga Gjermania erdhi si surprizë, por është një shenjë e re se Evropa duhet të kujdeset për sigurinë e saj, shkruan AP.

Pentagoni njoftoi javën e kaluar se do të tërhiqte rreth 5,000 trupa nga Gjermania, por Trump u tha gazetarëve të shtunën se “ne do të shkurtojmë shumë. Dhe po shkurtojmë shumë më tepër se 5,000”.

Ai nuk ofroi asnjë arsye për këtë veprim , i cili e habiti NATO-n, por vendimi i tij erdhi mes një mosmarrëveshjeje në rritje me kancelarin gjerman Friedrich Merz mbi luftën SHBA-Izrael kundër Iranit dhe zemërimit të Trump për ngurrimin e aleatëve evropianë për t’u përfshirë në konfliktin në Lindjen e Mesme.

Të Ngjashme