![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/09/fetahu-qeveria-i-mashtroi-qytetaret-me-ligjin-per-faljen-e-tatimit_64f6126e8bbc0.png?resize=690%2C375&ssl=1)
Avokati i Grupit Parlamentar të PDK-së, Faton Fetahu, ka thënë se Qeveria e Kosovës, i ka mashtruar qytetarët me ligjin për faljen e 100 eurove në tatimin në pronë.
Fetahu, i ftuar në Klan Kosova, ka potencuar se ligji për faljen e tatimit është bërë për të marrë meritë para qytetarëve.
“E kam quajtur mashtrim, është mashtrim tipik i qytetarëve nga një ministër nga një qeveri. Miratojnë një ligj, i cili prek kompetencat komunale nga njëra anë, nga anë tjetër tentojnë të marrin meritë para qytetarëve se ata po ua falin tatimin e pronës, faturën deri në 100 euro qytetarëve të Republikës së Kosovës”, u shpreh Fetahu.
Avokati i PDK-së, shtoi se qeveria po ta kishte seriozisht, mund të ndërmerrte dy rrugë të tjera.
“E ka propozuar një ligj dhe i ka detyruar komunat që me buxhetin e tyre t’i falen qytetarëve, qeveria po ta kishte të sinqertë propozimin për t’u falë qytetarëve tatimin në pronë, do të kishte dy rrugë – e para që përmes ligjit për plotësimin e ndryshimit të buxhetit të kompensonte komunat për humbjet eventuale nga ky ligj dhe e dyta të subvenciononte me ligj buxhetin qytetarët në mënyrë të drejtpërdrejtë – as njërën as tjetrën nuk e ka bërë. Ka pretenduar të marr merita”.