Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Fletarresti ndaj Radoiçiqit, njohësit vlerësojnë se kjo do të ndikojë në sigurinë rajonit

 
   

Me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës dhe me ndërmjetësimin e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK, Organizata ndërkombëtare e policisë, INTERPOL ka lëshuar fletarrestim për ish-nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq.

Vet Radoiçiq ka pranuar se ka qenë në krye të grupit terrorist, që më 24 shtator sulmoi Policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Njohësi i çështjeve të sigurisë Nuredin Ibishi, thotë se tani është në dorë të Serbisë nëse dëshiron ta arrestoi Radoiçiqin.

Për mosreagimin e Serbisë në këtë çështje, mbrëmë ka folur edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

“Ia kemi bërë të qartë Serbisë që sulmuesit, sidomos kryesori që pranoi përgjegjësinë të jap llogari. Ai është i lirë. Po akoma i lirë, por ne kemi kërkuar nga autoritetet në Beograd që të gjykohet për këtë. Nuk ka ndodhur akoma, por nuk heqim dorë”, ka thënë ambasadori.

Profesori i sigurisë kombëtare, Alban Maliqi, thotë se ky urdhër arrest i INTERPOL-it do të ndikoi edhe në sigurinë e tërë rajonit.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, në vazhdimësi ka deklaruar se nuk do ta ekstradoi Radoiciqin para organeve të drejtësisë në Kosovë.