Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Fluturon” në ajër këmbësorin, Aksident i rëndë në Korçë

Një person ka mbetur i plagosur rëndë pas një aksidenti të ndodhur paraditen e së enjtes në Korçë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e hyrjes në qytetin e Maliqit.

Sipas policisë është një banor i qytetit të Maliqit, i cili ka qenë duke kaluar nga njëri krah i rrugës në krahun tjetër, kur është goditur nga një mjet tip Golf.Goditja ka qenë e fortë aq sa i plagosuri ka fluturuar më shumë se 15 metra, duke u përplasur me asfaltin.

Sipas dëshmitarëve, shërbimi i urgjencës ka ardhur me shumë vonesë duke e rënduar gjendjen shëndetësore të të plagosurit, i cili ka marrë dëmtime të shumta në kokë dhe në pjesë të tjera të trupit.

Policia po heton në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat e këtij aksidenti, që është i dyti që ndodh brenda 60 minutash në këtë zonë.