Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

FNSH dhe RENEA ‘zbërthejnë’ shtëpinë e Vis Martinajt në Fushë Kuqe

Forcat RENEA , FNSH dhe operacionalja kanë kryer kontrolle “blic” gjatë orëve të para të mëngjesit. Aksioni është shtrirë në Tiranë, Lezhë, Fushë Krujë, Nikël dhe Kurbin.

Raportohet se kontrolle janë kryer edhe në banesën e Ervis Martinajt në Fushë Kuqe.

Ervis Martinaj rezulton i zhdukur prej gati dy vitesh. Kontrolle janë bërë edhe tek banesa e babait të vëllezërve Erlis dhe Leonard Duka në Fresk.

Dy vëllezërit Leonard dhe Elis Duka njihen si rivalë të të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, për shkak të përplasjeve dhe vrasjeve të ndodhura mes anëtarëve të grupeve të tyre ndër vite.