Lifestyle

FOTO/ Del në shitje rezidenca luksoze nga “Lugina e Ujqërve”, seriali që “gozhdoi” shqiptarët në ekranin e Vizion Plus! Ja çmimi marramendës

Seriali turk “Lugina e Ujqërve”, që për vite me radhë na mbajti të mbërthyer pas ekranit të Vizion Plus, vazhdon të zgjojë nostalgji dhe interes edhe shumë vite pas përfundimit të transmetimit.

Personazhet e paharrueshme dhe vendet ku u xhiruan skenat më të bujshme të serialit kanë mbetur ende në kujtesën e publikut.

Së fundmi, në qendër të vëmendjes është rikthyer një prej këtyre vendeve ikonike, rezidenca luksoze në Beykoz të Stambollit, e cila në serial shërbente si shtëpia e personazhit të njohur “Tombalacı Mehmet”. Sot, kjo pronë ka dalë në shitje për një shumë marramendëse.

Prona, e vendosur konkretisht në lagjen Mahmutşevketpaşa, është listuar zyrtarisht në një nga faqet më të mëdha të pasurive të paluajtshme në Turqi. Çmimi i saj i shitjes ka habitur jo pak ndjekës: plot 384 milionë lira turke (TL), ose 6.85 milionë euro.

E shtrirë në një truall privat prej 7,596 metrash katrorë, prona nuk përshkruhet si një vilë klasike, por si një “kompleks banimi” e nivelit të lartë.

Ndërtesa kryesore shquhet për arkitekturën e saj moderne me tavanë të lartë, ambiente me galeri dhe planimetri të stilit mansardë (papafingo).

Detajet kryesore të pronës:

  • Sipërfaqja e truallit: 7,596 m²
  • Sipërfaqja totale (Bruto / Neto): 1,600 m² bruto / 1,550 m² neto
  • Ndërtesa kryesore:82 m² sipërfaqe e shfrytëzueshme me strukturë 4+1
  • Struktura shtesë: Ndërtesa dytësore me planimetri 2+1 dhe 3+1
  • Lokalitete të tjera: Pishinë, zonë sportive, punishte dhe ambiente ndihmëse

    Prona ndodhet brenda zonës që mbulohet nga Plani i Zhvillimit të Orientuar drejt Konservimit, çka do të thotë se në këtë sipërfaqe nuk lejohen ndërtime të reja apo zgjerime të mëtejshme. Megjithatë, të 8 strukturat ekzistuese brenda kompleksit janë plotësisht të legalizuara dhe të pajisura me Certifikatat përkatëse të Regjistrimit të Ndërtesave.

    /vizionplus.tv

Të Ngjashme