Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

FOTO/ La shërbimin, por nuk mbërriti dot në shtëpi, ky është efektivi që humbi jetën në “Rrugën e Kombit”

Personi në foto është 56-vjeçari Gëzim Lazri, efektivi i policisë i cili humbi jetën tragjikisht teksa po kthehej nga puna.

Ai u përplas nga një shtetas malazez në Rrugën e Kombit, rreth orës 07:20.

Siç bëri me dije policia, shkak i aksidentit u bë një manovër e gabuar parakalimi nga mjeti tip “Chevrolet” që drejtohej nga një malazez me iniciale M.F.

Ky i fundit ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.