Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

FOTOLAJM/ Momenti i arrestimit të Jamarbër Malltezit në Rinas

Jamarbër Malltezi ka përfunduar në prangat e policisë. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në aeroportin e Rinasit

Jamarbër Malltezi ka përfunduar në prangat e policisë. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në aeroportin e Rinasit. Ai ishte duke u kthyer nga një vend i Bashkimit Europian, kur është arrestuar në ambientet e aeroportit nga autoritetet me urdhër nga SPAK.

Ndërkohë Top Channel ka bërë të mundur publikimin e momentit të arrestimit të Malltezit.

Siç shihet nga fotoja, disa policë e kanë rrethuar dhe shoqëruar në makinën e policisë.

Ai u arrestua këtë të shtunë me akuzën e korrupsionit pasiv, pas masës së dhënë nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK.

Por jo vetëm kaq, pasi GJKKO ka caktuar mbrëmjen e djeshme edhe detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë shtetit për ish-kryeministrin e vendit, Sali Berisha.

Burime nga SPAK për Gazetën Shqip njoftojnë se Berisha ka marrë masën e sigurisë detyrim paraqitje.

Lidhur me akuzat e bëra nga SPAK, Berisha mbrëmë vendosi që të mbante një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp.

Nga selia e Partisë Demokratike, Berisha u shpreh:

“Unë pranoj plotësisht sfidën, as kufizimi im për të lëvizur nëpër Shqipëria s’më ndalon dot, unë jam deputet dhe do takohem me ndjekësit”.