Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka realizuar kursin “Udhëheqës i Poligonit dhe Mbikëqyrës i Vijës së Zjarrit”, me synim ngritjen e kapaciteteve profesionale të pjesëtarëve në organizimin dhe zhvillimin e aktiviteteve të qitjes.
Sipas njoftimit të FSK-së, kursi ka për qëllim përgatitjen profesionale të pjesëtarëve për udhëheqjen e poligoneve dhe mbikëqyrjen e vijave të zjarrit, duke siguruar zbatimin e procedurave standarde, si dhe rritjen e sigurisë dhe efikasitetit gjatë realizimit të qitjeve dhe trajnimeve.
Ky trajnim kontribuon në rritjen e gatishmërisë së pjesëtarëve për zhvillimin e sigurt dhe efektiv të aktiviteteve stërvitore në poligonet e stërvitjes.
Sipas FSK-së, Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes do të vazhdojë organizimin e trajnimeve profesionale me synim rritjen e profesionalizmit dhe gatishmërisë së pjesëtarëve në përmbushjen e detyrave ushtarake..
