Lajme

​FSK përfundon trajnimin bazik për kërkim-shpëtim malor

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Nacionale të Trajnimit për Kërkim Shpëtim ka përfunduar me sukses Trajnimi Bazik i Kërkim-Shpëtimit Malor.

Sipas njoftimit, gjatë këtij trajnimi pjesëmarrësit kanë përfituar njohuri dhe aftësi të specializuara në operacione malore, duke përfshirë orientimin në terren malor, teknikat bazike të alpinizmit, përdorimin e pajisjeve teknike, menaxhimin e situatave emergjente, si dhe kërkim-shpëtimin në terrene të vështira.

Po ashtu, pjesë e trajnimit ka qenë edhe ofrimi i ndihmës së parë në kushte malore, me qëllim përgatitjen sa më të mirë të pjesëtarëve për ndërhyrje në situata reale.

Sipas FSK-së, trajnimi është zhvilluar në përputhje me standardet profesionale dhe synon rritjen e kapaciteteve operacionale për reagim efikas në operacione kërkim-shpëtimi dhe emergjenca në mjedise malore, në kuadër të mbështetjes ushtarake për autoritetet civile.

Të Ngjashme