Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​FSK vazhdon kërkimin për gjetjen e gruas që u hodh nga Ura e Fshajt

 
   

Forca e Sigurisë së Kosovës po vazhdon kërkimet për gjetjen e 59 vjecares e cila u hodh nga Ura e Fshajt në Lumin Drin i Bardhë.

Më 16 qershor gruaja nga Prizreni, me inicialet A.M, ishte hedhur nga ura ndërsa gjërat e saj personale kishin mbetur aty.

“Ekipet e kërkim-shpëtimit sot janë jo shumë larg nga ura. 

Nga ura në drejtim të Prizrenit afër disa lokaleve skaj Drinit”, ka bërë të ditur, zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë, Sheremet Elezaj.