Anëtari i Lëvizjes “Guxo”, Luan Gacaferi ka ironizuar me deputetet e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), pas aksionit të sotëm para ndërtesës së Qeverisë, ku kësaj radhe edhe deputetë të PDK-së iu bashkuan protestës së përditshme të mbështetësve të opozitës.
Gacaferi, përmes një reagimi në rrjetet sociale, ka ngritur në mënyrë ironike pyetjen se si deputetet e AAK-së e morën vesh se Sami Lushtaku kishte ndarë mirënjohje për personat që kishin marrë pjesë në aktivitetet para Qeverisë.
“Si e morën vesh deputetet e AAK-së, se Sami Lushtaku ju ndanë mirënjohje atyre që shkojnë mi fal sabahin para ndërtesës së Qeverisë, sot paskan shku edhe këta me shpresën se Samia ju ndanë mirënjohje edhe këtyre”, ka shkruar Gacaferi.
Reagimi i tij vjen pasi aksioni i opozitës para ndërtesës së Qeverisë është zgjeruar, me pjesëmarrjen edhe të deputetëve të PDK-së dhe AAK-së.
