Anëtari i Guxo-s, Luan Gacaferi ka reaguar lidhur me protestën dhe qëndrimet e protestuesve dhe të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK).
Përmes një postimi, Gacaferi ka bërë pretendime të ashpra ndaj protestuesve, duke thënë se, sipas tij, pas kërkesave të tyre fshihen dy garanci që kërkohen nga Qeveria e Kosovës.
Ai ka pretenduar se njëra prej kërkesave lidhet me pasurinë, ndërsa tjetra me rastet që mund të dërgohen në Gjykatën Speciale në Hagë.
Postimi i plotë:
Në emër të kinse mërzisë për Hashimin e Kadrinë, k’ta po i kërkojnë dy garanci nga qeveria e Kosovës, përndryshe ne e kallim Kosovën!
Garancia parë: Mos na prekni pasurinë qe e kemi vjedhur ndër vite në emër të Luftës e në emër të UÇK’së!
Garancia dytë: Askush mo nuk guxon të dërgohet në gjykatën speciale të Hagës edhe nëse gjykata speciale i kërkon!
