Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gashi për Bërnabiq: Mori një ‘shuplak’ diplomatike nga Kurti

 
   

Analisti Blerim Gashi në emisionin “Politiko” ka komentuar repliken e kryeministrit Kurti kundrejt kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq në Bled të Sllovenisë.

Sipas Gashit kryeministrja Bërnabiq mori një “shuplakë” diplomatike nga Kurti, raporton Gazeta10.

“Kryeministri Kurti ka qenë shumë i artikuluar dhe shumë i duartrokitur edhe nga Bashkimi Evropian dhe po fiton poena, po din me maksimalizu të drejtën e vet.

E tëra ishte si një shuplakë diplomatike ftyrës për këto rrenat dhe botën iluzive që rrnon Bërnabiq”, tha ai.