Lajme

Gashi thumbon ata që e shajnë Donika Gërvallën: Provojeni me Ganinë, po patët guxim

Analisti Shkëlzen Gashi ka reaguar me ironi ndaj sharjeve, fyerjeve dhe kërcënimeve që bëhen në media dhe rrjete sociale, duke marrë si shembull sulmet ndaj Donika Gërvallës.

Përmes një postimi në Facebook, Gashi ka sfiduar ata që e sulmojnë Gërvallën që të veprojnë njësoj edhe ndaj Gani Gecit.

“Kollaj me sha Donikën. Hajt, shajeni Ganinë n’guxofshi! Ju detyron me i shku në kullë e me i kërku falje”, shkroi Gashi.

Në vazhdim, ai ironizoi duke thënë se Ganiun do ta emëronte “ministër për rregull e rend” në media dhe rrjete sociale, sa u përket sharjeve, fyerjeve dhe kërcënimeve.

Postimi i Gashit lë të kuptohet se gjuha fyese përdoret më lehtë ndaj personave që nuk përgjigjen me të njëjtën ashpërsi, ndërsa ndaj Gecit shumë prej kritikëve do të tregoheshin më të përmbajtur.

Të Ngjashme