Ads: Abonohu në Digitalb OTT 

Lajme

Gashiq: E dimë kush e ka vrarë Ivanoviqin, i kemi kërkuar informacione autoriteteve gjermane

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Bratislav Gashiq tha sot në seancën e Kuvendit të Serbisë se dihet se kush është vrasësi i Oliver Ivanoviqit dhe nën mbrojtjen e kujt është.

Gashiq ka deklaruar në seancën e sotme se i ka librat dhe gjithçka për të cilën ishin duke punuar shërbimet, si dhe se dihet se kush e ka vrarë ish-liderin politik të serbëve të Kosovës.

“Ne e dimë saktësisht se kush është vrasësi dhe kemi kërkuar nga autoritetet gjermane informacione se nën mbrojtjen e kujt është ai njeri, në mënyrë që të na japin të dhëna. Kemi fotografi nga aeroporti i Tiranës kur ka zbritur, kur ka hyrë në Prishtinë, në banesë”, tha Gashiq.

Kujtojmë se më herët presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq kishte thënë që mendon se Serbia e ka emrin e vrasësit, “por që shqiptarët nuk e kanë idenë”, shkruan nova.rs, përcjell teve1.info.

“Ata akuzuan Radojiçiqin (Milan), por hetimi ynë tregoi se ky njeri nuk kishte lidhje me vrasjen. Ai nuk është lule, por nuk ka lidhje me vrasjen. Pastaj u akuzua dhe u turpërua kryesia shtetërore e Serbisë. për të gjithë ata që morën pjesë në të. Serbia do të vazhdojë hetimet dhe presim të ndriçojmë gjithçka. Ne kurrë nuk do të heqim dorë nga kjo. Ne bëjmë pyetje konkrete për të gjitha palogjikshmëritë në lidhje me hetimin që është bërë në Kosovë. Ne dimë shumë më tepër dhe mendojmë se i dimë emrat konkretë të autorëve të vrasjes, por hetimi do të zbulojë gjithçka”, kishte thënë Vuçiq në vitin 2019.



Related posts
Lajme

Dita e dytë e Samitit të Paqes dhe Demokracisë, merr pjesë ambasadori gjerman në Kosovë

Lajme

Presidenti kroat nga OKB bën thirrje për njohjen e Kosovës

Lajme

Osmani dekoron me Urdhrin e Lirisë, ish-kongresistin DioGuardi dhe aktivisten Cloyes DioGuardi

Lajme

Kërkoi njohjen e pavarësisë së Kosovës, gazetarja ukrainase: Duhet të luftojmë propagandën ruse