![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/06/gati-nje-vit-nga-kalimi-ne-parim-i-pages-minimale-lekaj-spritet-dicka-me-mire-nga-kjo-qeveri_648485668b199.png?resize=850%2C447&ssl=1)
Më 14 qershor bëhen një vit prej miratimit në parim të Projektligjit për Pagën Minimale.
Për deputetin e AAK-së, Pal Lekaj, kjo përbën një dështim për qeverinë, që sipas tij është i radhës i ekzekutivit,
“Me këtë qeveri nuk mund të pritet diçka më mirë. Nuk e them këtë se vi nga opozita, por për dy vjet e gjysmë nuk e di se me çfarë mund të mburren”, është shprehur Lekaj në emisionin e ekonomisë, Portofol.
“Tjetër është Ligji i Pagave, Veteranët, Trusti, bordet e politizuara, investimet kapitale, të cilat kanë qenë vetëm 16 përqind në vitin 2022. Bëhet fjalë për 700 milionë euro të pashpenzuara.”
Nëse veteranët e luftës janë arsyeja pse nuk është miratuar Ligji për Pagën Minimale, Lekaj ka thënë se kjo kategori nuk meriton trajtimin që po i bëhet.
Derisa me gjithë zhbllokimin e të hyrave vetanake të komunave, ai cilëson se dëmi i bërë është i pariparueshëm.