Të paktën 55 palestinezë u vranë në sulmet e vazhdueshme izraelite në Rripin e Gazës sot herët, sipas mediave lokale, transmeton Anadolu.
Në një sulm ajror u godit një shtëpi në qytetin Rafah në Gazën jugore, duke vrarë nëntë dhe duke plagosur disa të tjerë, njoftoi agjencia palestineze e lajmeve Wafa.
Një tjetër sulm që kishte në shënjestër një banesë në qytetin Zawaida në qendër të Gazës, la 18 të vdekur.
Shtatë të tjerë humbën jetën dhe dhjetëra u plagosën në një sulm ajror në një shtëpi në lagjen Zeitoun të Gazës qendrore, ndërsa 18 u vranë në një sulm tjetër në një shtëpi në qytetin Rafah, gjithnjë sipas Wafas.
Bombardimet izraelite vranë gjithashtu tre persona, duke përfshirë një fëmijë 6-vjeçar, dhe plagosën nëntë të tjerë në Gazën veriore.
Ushtria izraelite ka zgjeruar sulmet e saj ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës, i cili ka qenë nën sulme të pamëshirshme ajrore që nga sulmi ndërkufitar i Hamasit më 7 tetor.
Më shumë se 9.800 njerëz janë vrarë në konfliktin e Gazës, duke përfshirë 8.306 palestinezë dhe më shumë se 1.538 izraelitë./AA