Gazetari i “Kosova News”, Jeton Sopa, është sulmuar fizikisht sot nga disa protestues pranë objektit të Kuvendit të Kosovës.
Sipas raportimeve, gazetari është goditur me shuplakë në kokë nga njëri prej protestuesve, i cili dyshohet se ishte i veshur me veshje të veteranëve të UÇK-së.
Pas incidentit, Sopës i është kërkuar që të largohet nga zona ku po zhvillohej protesta.
Më pas, një protestues tjetër dyshohet se e ka shtyrë gazetarin, duke e penguar në kryerjen e detyrës së tij profesionale.
Incidenti ka ndodhur në kohën kur pranë Kuvendit po zhvillohej protestë lidhur me ndryshimet e propozuara në Ligjin për Dhomat e Specializuara.
