Lajme

Gazmend Halilaj: Gjykatat nuk udhëhiqen nga dëshirat e qytetarëve

Avokati Gazmend Halilaj ka reaguar ashpër pas peticionit për lirimin e bashkëluftëtarëve që ndodhen në Hagë, duke kritikuar iniciativën e tillë.

Sipas tij, asnjë gjykatë në botë nuk vendos në bazë të nënshkrimeve apo dëshirave të qytetarëve, por vetëm mbi prova, fakte dhe ligj të shqyrtuara gjatë procesit gjyqësor.

Halilaj e ka quajtur të papranueshme ndërhyrjen e opinionit publik në vendimmarrjen gjyqësore, duke theksuar se vendimet e gjykatave nuk mund dhe nuk duhet të ndikohen nga peticionet apo kërkesat qytetare.

Postimi i plotë:

Heeeeej: a ka një rast të vetem në botë, ku Gjykatës i kërkohet të vendos ne bazë të nënshkrimëve qytetare.

Miq, jo në Europë, por as në vendet ku njerëzit ende flejnë mbi drunjë, Gjykatës nuk i kërkohet qe, vendimin e saj ta mbështes në deshirat e qytetarëve.

I njoftoj fëmijet e klasës së -l-rë, ngase të klasës së -ll-të e dijnë, qe Gjykata, vendos mbi prova, fakte dhe ligj, të provuara gjatë shqyrtimit kryesor, duke vlerësuar me ndërgjegjie një nga një, e në lidhje me provat tjera.

Por, KURRRRRRRË, Aktgjykimi i cilësdo Gjykatë , nuk guxon të mbeshtetët e as të ndikohet në deshirat apo kërkesat e askuj.

Duhet të ndihemi thellësisht të turpëruar qe dikush i cili përfaqson një Organizatë prej së paku 60.000 antarëve, të marrë një veprim të tillë.

Cila është baza ligjore, cila është praktika gjyqësore nese veç ndodh diku gjatë historisë???

Të Ngjashme