Lajme

Geci ‘godet’ Vjosa Osmanin: Nga “shpresa e Kosovës” në “zhgënjim të madh”

Halil Geci ka reaguar ashpër ndaj ish-presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një analize të gjatë publike ku ai kritikon qasjen e saj politike, raportet me aleatët dhe rolin e saj në zhvillimet brenda LDK-së dhe institucioneve të vendit.

Në reagimin e tij në Facebook, Geci tha se Osmani ka krijuar tensione të vazhdueshme politike, ka treguar mungesë bashkëpunimi me partnerët dhe, sipas tij, ka ndikuar në përçarjen e skenës politike në Kosovë.

Ai gjithashtu përmend raportet e saj me Albin Kurti dhe ish-bashkëpunëtorët politikë, duke e cilësuar figurën e saj si kontradiktore dhe të paqëndrueshme, përcjell “Bota sot”.

Megjithatë, Geci vlerëson aftësitë e saj në komunikim publik, paraqitje dhe njohjen e gjuhës angleze, duke theksuar se imazhi i saj publik ka kaluar “nga një shpresë e madhe në një zhgënjim të dukshëm”.

Shkrimi i plotë

Pasqyra politike e një realiteti dhe vlerësimi i figurës së Vjosa Osmanit

Një analizë kritike mbi perceptimin publik të politikëbërjes së saj.

Gjatë këtyre 5 viteve, në publik janë krijuar disa perceptime të qarta:

— Vjosa Osmani ka treguar vështirësi në bashkëpunim me partnerët e koalicionit, duke krijuar shpesh tensione dhe duke kundërshtuar veprimet e tyre, madje edhe kur nuk ka pasur nevojë.

— Ka ekzagjeruar situata për të nxjerrë në pah veten si figurë dominuese, duke tentuar të bindë votuesit se pa të nuk funksionon shteti.

Në disa raste, qëndrimet e saj kanë prodhuar efekte të kundërta, sidomos në çështje të ndjeshme si veriu i vendit, kur e lute Kurtin t’i largojë policinë nga veriu, përndryshe po luan bixhoz me Kosovën.

Në politikë nuk falen gabimet që prekin interesin kombëtar. Prandaj ekziston pluralizmi dhe reagimi i opozitës është i domosdoshëm.

Në aspektin e komunikimit, ajo duket e sinqertë dhe bindëse, por në praktikë ka lënë përshtypjen e një politike të lëkundur dhe shpesh kontradiktore. Nëse krahasohen qëndrimet e saj në LDK dhe më pas në VV, vërehet egoja e saj e tepruar dhe e padurueshme: “ose unë e para e vendit, ose as ju nuk keni me ekzistusa.”

Rënia e popullaritetit të saj është e dukshme. Shpesh liderët nisin fuqishëm dhe më pas bien nga pritjet e larta, por në këtë rast rënia ka qenë më e shpejtë dhe më e thellë.

Sipas këtij qëndrimi, ajo nuk është përjashtuar nga LDK-ja, por është larguar vetë pasi nuk arriti të marrë drejtimin e partisë. Pretendohet se e paraqiti largimin si përjashtim, duke thënë: “më kanë përjashtuar”. Nuk është e vërtetë se Vjosa është përjashtuar nga LDK-ja.

Nga LDK-ja është përjashtuar Donika, pastaj Vjosa iu bashkua Donikës dhe pretendonte se të dyjave u është bërë përjashtimi.

Unë kam qenë delegat i atij kuvendi dhe të gjitha këto kanë ndodhur para syve të mi. Vjosa, me këtë pretekst, u largua dhe e shkatërroi LDK-në. Sot po tenton të kthehet për t’u paraqitur si shpëtimtare e asaj partie që vetë e ka shkatërruar.

Nga aj kuvend e deri më sot, unë e kam kritikuar vazhdimisht LDK-në, jo që nuk e kam njohur Vjosën si egoiste dhe pa fijen e sedres, por sepse LDK-ja u largua nga Rugovizmi dhe e ka merituar të shtrihet për tokë. Dhe ajo që e shkatërroi ishte Vjosa. Unë e kam përkrahur Vjosën me qëllim që LDK-ja të reflektojë dhe t’i bashkojë krahët e thyer të saj.

LDK-ja jo që nuk i bashkoi krahët, por ia theu edhe këmbët dhe mbeti patericë e PDK-së dhe Listës së Beogradit.

Vjosa dy herë më keq u soll me Donikën, edhe pse Donika ishte një mbështetëse e fortë e saj, me të cilën krijuan bashkë Listën Guxo; më pas ajo filloi nënçmimin duke i kënduar këngë.

Po ashtu, me Kurtin u soll nga një aleate e afërt në një kundërshtare të paskrupullt.

Pse e bëri këtë gjë, e di ajo, ashtu siç e di edhe krejt Kosova. Ajo u bë krah i kundërshtarëve të pavarësisë; e mashtroi paraja apo e frikësoi belaja, ajo e di. Kjo u pa si mungesë konsistence dhe mirënjohjeje politike.

Pikat pozitive:

— Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze

— Aftësi në komunikim publik dhe në paraqitje

— Prezenca e saj mediatike ka aftësi të krijojë përshtypje pozitive

— Si juriste, thuhet se është e mirë

— Si nënë, i ka dy vajza si dy yje dhe thuhet se është e përkushtuar

Dobësitë kryesore:

— Marrëdhënie të dobëta me partnerët e koalicionit

— Mungesë bashkëpunimi politik

— Tendencë për izolim institucional ndaj të gjithëve që nuk mendojnë si ajo

— Vetëvlerësim i tepruar dhe mungesë koordinimi

— Reagime të nxituara dhe komunikim emocional

— Hakmarrëse dhe hileqare

— Është treguar e dobët në politikë, me gjeste fëminore

— Thuhet se burri i saj është një dallavergji i përmasave të ulta.

Në përgjithësi, ajo ka treguar mungesë balanci politik dhe më shumë fokus në kritikë sesa në zgjidhje konkrete. Krahasuar me modelin e politikës së urtë të Rugovës, kjo qasje duket e paqëndrueshme.

Figura e saj politike, sipas perceptimit publik, ka kaluar nga një shpresë e madhe në një zhgënjim të dukshëm, duke lënë pas një imazh të paqëndrueshëm dhe shpesh kontradiktor.

Të Ngjashme