![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/06/gervalla-cekia-aleate-e-rendesishme_647f6c94a7ced.jpeg?resize=850%2C561&ssl=1)
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Çekisë ka takuar Ministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë Jan Lipavský.
Sipas njoftimit, të dy bashkëbiseduesit vlerësuan zhvillimin e raporteve ndërshtetërore dhe konfirmuan përkushtimin për thellimin e mëtejshëm të tyre.
“Ministrja Gërvalla, vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme të Çekisë ndaj Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit euro-atlantik si dhe në veçanti shprehu mirënjohjen e thellë ndaj Presidencës Çeke të BE-së për mbështetjen dhe punën e palodhur për liberalizimin e vizave.”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.
Ajo shtoi se, Republika e Kosovës e konsideron Republikën Çeke si aleate të rëndësishme me të cilën ndanë vlera dhe vizion të përbashkët për paqe, prosperitet dhe integrim euro-atlantik andaj sheh potencial të madh për zgjerimin dhe thellimin e marrëdhënieve dypalëshe.