Lajme

Gërvalla: Mirëmëngjesi me super lajmin që dje hyri në fuqi

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla ka konfirmuar për hyrjen në fuqi të Ligjit për shtetësi.

Njoftimi:

Mirëmëngjesi me super lajmin që dje hyri në fuqi, Ligji i ri për shtetësi

Të dashur bashkëmërgimtarë, tashmë mund të aplikoni edhe online për rifitimin e shtetësisë së Republikës së Kosovës përmes platformës e-Kosova, në linkun e mëposhtëm: https://ekosova.rks-gov.net/Service/12.

Lehtësimet do jenë konkrete, nga 9 dokumente në 1 kërkesë. Nga 6 muaj pritje në 30 ditë, dhe e gjjthë kjo pa pagesë. Pas këtyre shifrave qëndrojnë njerëz, familje, histori rikthimi dhe lidhje që nuk janë ndërprerë kurrë me Kosovën, pavarësisht sfidave e mundësive të tjera.

Mërgata jonë nuk është larg, sepse e kemi gjithnjë në zemër. Ju jeni pjesë e jona, e përditshme, përgjithmonë!

Urime të gjithëve nga zemra!

Të Ngjashme