Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla ka publikuar të dhënat e raportit Konrad-Adenauer-Stiftung, sipas të cilit Kosova renditet e para nga vendet e rajonit për luftimin e korrupsionit.
Ai ka thënë se ky raport është publikuar në muajin shkurt.
Gërvalla në një postim në Facebook ka thënë se ky vlerësim konfirmon përparimin e vendin në forcimin e mekanizmave të transparencës dhe sundimit të ligjit.
“Ky vlerësim konfirmon përparimin e institucioneve të Republikës së Kosovës në forcimin e mekanizmave të transparencës, rritjen e llogaridhënies e konsolidimin e sundimit të ligjit, si dhe forcimin e administratës publike që i shërben qytetarit dhe interesit publik, e jo interesave të ngushta private apo grupore.
Lufta kundër korrupsionit është pjesë e pandashme e agjendës sonë shtetërore, çdo ditë dhe në çdo nivel të qeverisjes, përmes forcimit të mekanizmave të parandalimit, hetimit dhe ndëshkimit të çdo praktike abuzive, me parimin se askush nuk guxon të jetë mbi ligjin në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Gërvalla.
