Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla ka njoftuar se i është sulmuar faqja e saj në Facebook, nga siç ka thënë ajo profile të rreme.
Ajo ka thënë se këto profile janë bllokuar.
Gërvalla është shprehur se këto sulme nuk e lëkundin as ndalin.
“Me „zemra“ fallso po përpiqen të cenojnë reputacionin tim dhe të krijojnë përshtypjen edhe në raport me vizitorët e faqes sime, por edhe me vet Facebook-un, sikur qenkemi shërbyer me këto profile fallso. Profilet e rreme janë bllokuar, Facebook-u është informuar dhe po presim marrjen e masave adekuate nga ana e tyre.
Nëse keni faqe me shtrirje të gjerë në Facebook, ndoshta nuk është keq të kontrolloni edhe ju „zemrat“ në postimet tuaja. Profilet fallso dallohen sepse kanë emra, të cilët nuk përputhen me vizitorët dhe lexuesit e zakonshëm të postimeve tuaja”, ka shkruar ajo.
