Ads: Abonohu në Digitalb OTT 

Lajme

Gjeloshaj: Kemi arritur rezultat të madh në zgjedhje

Forumi Shqiptar do të vazhdojë të punojë për të mirën e të gjithë qytetarëve të Malit të Zi, veçanërisht të shqiptarëve”.

Kreu i Forumit Shqiptar në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj, tha se kanë arritur të marrin 2.1 për qind të votave, i cili u siguron një mandat në parlament.

Ai duke falenderuar të gjithë mbështetësit tha se “Forumi Shqiptar do të vazhdojë të punojë për të mirën e të gjithë qytetarëve të Malit të Zi, veçanërisht të shqiptarëve”.

Ai theksoi se do ta arsyetojë besimin e dhënë nga qytetarët.

“Shpresoj që do të kemi një qeveri stabile që do të punojë për të mirën e të gjithë qytetarëve”, tha kreu i listë së Forumit Shqiptar.

Nik Gjeloshaj, uroi edhe listën tjetër shqiptare për një mandat të fituar.

“Për ne ky është një rezultat i madh, dy mandate të fituara. Pas pushtetit absolut në Tuz, sot kemi marrë mbështetje edhe në komunat tjera”, tha Gjeloshaj, tha për Televizionin e Malit të Zi.



Related posts
Lajme

Hajrizi për dështimet në PISA: Nuk ka pasur përgatitje të duhur për këtë test

Lajme

Gërvalla me rrëfim pak më ndryshe – kujton babanë e saj Jusufin: Dhjetori për mua ka shije të keqe

Lajme

Publikohet fotografia e fundit e Liridona Ademajt disa orë para vrasjes

Lajme

Babai i Naim Murselit mohon që djali i tij të jetë biseksual