![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/06/gjenden-dy-granata-dore-ne-nje-fshat-ne-ferizaj_64900f97b4c8c.jpeg?resize=750%2C375&ssl=1)
Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Dremjak të Ferizajt, është raportuar se dëshmitari mashkull kosovar në malin e fshatit kishte vërejtur dy mjete shpërthyese – granata dore.
Njësiti policor ka bërë sigurimin e mjeteve shpërthyese.
Njësitë për deminim të KFOR-it dhe FSK-së i kanë tërhequr mjetet shpërthyese nga vendi i ngjarjes.