Një ngjarje tragjike ka tronditur të hënën në qytetin e Vlorës, ku një e re ka humbur jetën në ujërat e bregdetit.
Viktima, një 32-vjeçare me inicialet E.T., është gjetur pa ndjenja në zonën e njohur si “Plazhi i Vjetër”.
Sipas informacioneve paraprake, ka qenë bashkëshorti i viktimës ai që ka pikasur trupin në ujë dhe ka ndërhyrë për ta nxjerrë në breg.
Trupi i pajetë është transportuar drejt morgut të spitalit rajonal të Vlorës, ku do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.
Grupi hetimor ka nisur menjëherë punën në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj tragjedie.
Nga të dhënat e para, dyshohet se 32-vjeçarja vuante nga depresioni, çka po hetohet si një nga pistat e shkakut të ngjarjes.
Në kuadër të veprimeve procedurale, bashkëshorti i viktimës është shoqëruar për t’u marrë në pyetje nga hetuesit, me qëllim sqarimin e rrethanave të plota të ngjarjes që mund të ndihmojnë në dokumentimin e plotë të rastit./rtsh.al/
