Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gjendet i vdekur në banesë 33-vjeçari në Korçë, dyshohet për vetëvrasje

Një person dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri në Korçë.

Policia tha se ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjanç, ku është gjetur i pajetë, në banesë, nga familjarët, shtetasi K. N., rreth 33 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu (çifte).

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut që u gjet pranë trupit të pajetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./euronews.al/

Tags: