![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/09/gjendet-pa-shenja-jete-nje-person-ne-prishtine-policia-nis-hetimet_64fae7eb0f505.png?resize=750%2C375&ssl=1)
Një person është gjetur pa shenja jete të enjten e shtatë gushtit në Prishtinë.Një grua ka raportuar se është gjetur pa shenja jete një burrë në Prishtinë.
Siç bëhet e ditur në raportin e policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Rasti vazhdon të jetë nën hetim.“Ankuesja femër kosovare ka informuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.Rasti ne procedure hetimore”, thuhet në raportin 24-orësh