![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/06/gjendja-eshte-goxha-keq-drejtori-i-emergjencave-flet-per-vershimet-ne-peje_64975c195f5c3.png?resize=618%2C327&ssl=1)
Shiu i rrëmbyeshëm dhe breshëri kanë shkaktuar vërshime të mëdha aktualisht në Pejë.
Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Gëzim Gashi tha për Insajderin se gjendja aktualisht është e rëndë.
“Për momentin në terren jemi, gjendja në qytet është jo e mirë, po presim që shiu me pushu, për momentin gjendja është goxha keq. Evakuim nuk ka kërku hala dikush, jemi në terren me krejt ekipen edhe zjarrfikësit për me i dalë në ndihmë qytetarëve”, tha Gashi.