![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/06/gjuha-ndaj-flutura-kusarit-halimi-kjo-pengon-grate-qe-te-perfshihen-ne-sferen-publike_64912b40ed8cf.jpeg?resize=850%2C510&ssl=1)
Sibel Halimi, zëdhënëse e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se “gjuha e përdorur ndaj juristes së medias, Flutura Kusari dëmton gjeneratat e reja të grave”.
Ditë më parë, Rron Gjinovci, aktivist i shoqërisë civile, kishte komentuar “frizurën e Flutura Kusarit”.
Një deklaratë e tillë në opinion është cilësuar si seksiste – duke ngjallur reagime të shumta.
Halimi këtë e shpjegon, duke thënë se një gjuhë e tillë ndaj grave pengon gratë e tjera që të përfshihen në jetën publike.
“Kushdo që është viktimë e një gjuhë të tillë për mua është shumë e rëndësishme që të reagoj. Një gjuhë e tillë në studio televizive po i dëmton gjeneratat e reja, në një formë apo tjetër po e pengon përfshirjen e grave në sferën fizike”, ka thënë ajo.
Ajo ka thënë se në të kaluarën ka pasur gjuhë seksiste edhe ndaj ish-presidentes, Atifete Jahjaga dhe presidentes aktuale të Kosovës, Vjosa Osmani.