Lajme

“Gjyqin na bëjnë qytetarët”, përplasje Kurti-Bajrami në Kuvend

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është përplasur me deputeten e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, gjatë seancës së sotme të Kuvendit. 

Gjatë debatit, Kurti iu drejtua Bajramit duke i thënë se ajo nuk është gjyqtare, por deputete, ndërsa theksoi se vlerësimin për punën e tij si kryeministër e bëjnë qytetarët përmes votës.

Kurti-Bajramit: Po e bëni gjyqtaren nga ulësja e deputetes së opozitës

“Unë jam kryeministër që jam zgjedhur katër herë kryeministër. Ju do të kishit dëshirë të ma bënit gjyqin mua, por ju nuk jeni gjyqtare, por deputete. Gjyqin na bëjnë qytetarët që na kanë bërë më 28 dhjetor e 7 qershor. Lexoni rezultatin zgjedhor në vend që të bëni gjyqtaren në ulësen e deputetes”, deklaroi Kurti.

Ndërkaq, Bajrami iu kundërpërgjigj kryeministrit, duke e akuzuar atë për bllokimin e vendit dhe duke thënë se Kurti kishte pasur mundësi ta zhbllokonte situatën, por nuk e kishte bërë deri më 6 tetor.

Bajrami-Kurtit: Nuk mund të bëhesh zhbllokuesi, pasi je bërë bllokuesi

“Nuk mund të bëhesh zhbllokuesi, por je bërë bllokuesi. E ke të qartë se natën e 6 tetorit e ke zhbllokuar situatën dhe ke zgjedhur presidenten në konferenca për shtyp. Ju jeni përgjegjës që deri në natën e 6 tetorit e keni mbajtur vendin të bllokuar”.

Të Ngjashme