Lajme

Halil Geci publikon deklaratën e Thaçit për Specialen: Nuk mund të shfuqizohet!

Veprimtari Halil Geci ka publikuar një video të ish-presidentit Hashim Thaçi, në të cilën ai vite më parë deklaronte se Gjykata Speciale nuk mund të shfuqizohet.

Geci, duke iu referuar kësaj deklarate, ka kritikuar ata që, sipas tij, po premtojnë ndryshimin apo shfuqizimin e Speciales për qëllime politike.

“Dëgjoni shefin tuaj se çfarë po ju thotë: Gjykata Speciale nuk mund të shfuqizohet dhe nuk do të shfuqizohet!”, ka shkruar Geci.

Postimi i tij i plotë:

DËGJONI SHEFIN TUAJ SE ÇFARË PO JU THOTË: GJYKATA SPECIALE NUK MUND TË SHFUQIZOHET DHE NUK DO TË SHFUQIZOHET!

Prandaj, ndaloni së mashtruari njerëzit me premtime që e dini vetë se nuk mund të realizohen. Po kërkoni vota duke shitur iluzione, ndërsa në fund kërkoni vetëm para dhe përfitime.

Nëse e dini se kjo çështje nuk mund të bëhet, atëherë tregojuni njerëzve të vërtetën dhe mos i përdorni emocionet e tyre për interesa politike.

Të Ngjashme