Anëtarja e kryesisë së LDK, Sibel Halimi tha në një intervistë për Euronews Albania se presidentja Vjosa Osmani nuk po tregohet në lartësinë e duhur që kërkon posti lidhur me situatën e krizës në Veri.
Halimi u shpreh se Osman duhet të jetë më e zëshme dhe të marrë përgjegjësitë e saj, duke filluar nga distancimi nga kryeministri Kurti.
“LDK ka kontribuar dhe me votën e saj presidentja është zgjedhur aty ku është ne po kërkojnë tani që ajo të marrë përgjegjësi të jetë më e zëshme sa i përket krizave. Nuk është në nivelin e duhur heshtja e saj për situatën që është në një linjë me Kurtin dhe kjo nuk dhe të ndodhë për shkak të mandatin. Duhet të japë zgjidhje konkrete duke u pavarësuar nga Kurti.
Se mandati i presidentes së Kosovës është shumë shumë i rëndësishëm. Nuk duhet të lejonte përjashtimin e ushtrisë sonë nga një iniciativë aq e rëndësishme për të cilën është kontribuar prej 2 vjetësh. Ne kemi kërkuar që presidentja të ketë më e zëshme dhe më guximshme sa i përket krizës” , tha Halimi.